Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik Llalla zhvilloi një takim gjatë ditës së sotme me homologun e tij turk Mehmet Akarca, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
Mësohet se Llalla vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet turke në luftën kundër krimit të organizuar dhe, në veçanti, trafikut të lëndëve narkotike. Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë i sugjeroi homologut të tij turk mundësinë për nënshkrimin e një marrëveshjeje dypalëshe, e cila do t’i shërbejë shkëmbimit në kohë reale të të dhënave hetimore për çështje me interes të përbashkët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë Prokurori i Përgjithshëm i Turqisë i kërkoi bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për hetimin e disa prej personave të përfshirë në ngjarjet e 15 korrikut 2016 në Turqi, për të cilët institucionet ligjzbatuese turke kanë dyshime se strehohen në Shqipëri, raporton Tch.
Akarca foli gjithashtu për nevojën e forcimit të bashkëpunimit rajonal e më gjerë, nisur nga rreziku i përhapjes së terrorizmit në Ballkan e në Evropë.
Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë e konsideroi shumë të rëndësishme luftën e përbashkët kundër sfidave të karakterit ndërkombëtar. Llalla i prezantoi homologut të tij turk masat e marra nga ana e autoriteteve shqiptare, si edhe theksoi faktin se Shqipëria do të vijojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim.