Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Fuqizimi i rinisë, prioritet i qeverisë së re

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është pritur nga të rinjtë në sheshin e Mitrovicës, ku ka siguruar të rinjtë e Mitrovicës se në qeverisjen e re prioritet do të jetë fuqizimi i rolit të të rinjve.

“Ky është koncepti i fillimit të ri. Ky është koncepti që e dëshirojnë të gjithë qytetarët e vendit tonë. Fuqizimi i rinisë, në mënyrë të veçantë rinisë, por edhe i grave, në mënyrë të veçantë po e ripërsëris edhe i grave. Nuk mund të ketë një shoqëri dhe shtet të zhvilluar, pa integrim të plotë dhe marrje të përgjegjësive nga gratë dhe rinia. Asnjë pjesë e shoqërisë nuk është më e shëndoshë, nuk është më e guximshme, nuk është më e mençur sesa rinia për ta çuar vendin përpara. Andaj ju jeni të obliguar të merrni vendime”, ka thënë Veseli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i PDK-së ua ka shpjeguar të rinjve mitrovicas edhe arsyen e vendimit për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, Kosova kishte ngecur nga mungesa e vizionit të lidershipit në qeveri.

“Për të gjitha këto ditë dhe këta muaj gjatë turit tim të dëgjimit, kam parë veçanërisht nga të rinjtë, një atdhedashuri të madhe për vendin e vet, por në të njëjtën kohë edhe brengosje. Brengosje se vendet e lira të punës po ngecnin, se zhvillimi ekonomik në vendin tonë po ngecte, dhe në të njëjtën kohë, integrimi i atdheut në Bashkimin Evropian dhe në NATO nuk ishte duke ecur në drejtimin e duhur”, ka thënë Veseli, shkruan kp.

Sipas tij, të gjitha këto ishin për arsye se kishim një lidership, i cili nuk kishte vendimmarrje e as guxim për vendimmarrje për të ecur përpara.