Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në radiologjinë e QKUK-së, për herë të parë kryhet procedura e venografisë me tomografi të kompjuterizuar (CT)

Në Diagnostikën e radiologjisë intervente, degë e Klinikës së Radiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës e cila vepron në kuadër të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, për herë të parë është kryer një procedurë e re, që më parë nuk ishte realizuar në Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Bëhet fjalë për procedurën e vizualizimit të enëve venoze të gjymtyrëve të poshtëm tek pacienti mashkull 32 vjeçar, e cila njihet si venografi me tomografi të kompjuterizuar(CT) të cilën e ka kryer ekipi që udhëhiqet nga dr. Bujar Gjikolli, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ekipi mjekësor përbëhej nga Dr. Bujar Gjikolli, bashkë me Dr. Edona Sopaj, teknik Ismet Asllani dhe tekniken Fatime Sadiku, arriti të ndihmoj në diagnostikimin e saktë të gjendjes së venave tek pacienti që vuante nga problemet me venat e këmbës së djathtë dhe parandaluan nevojën për shpenzime të larta të diagnostikimit jashtë vendit”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se në botën moderne para shumë vjetëve është ndërprerë praktikimi i metodës klasike të vizualizimit të venave të gjymtyrëve e cila njihej si flebografia dhe tani diagnostikimi i venave po realizohet me tomografi të kompjuterizuar.

Ju sjellim disa nga imazhet e procedurës së kryer për herë të parë në Kosovë.

{gallery}