Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet të hënën pasdite, në orën 18. Lajmi u konfirmua nga kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi mbrëmjen e së shtunës me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste.
Seanca e së hënës ka agjendë të paracaktuar dekretimin e ministrave të rinj, propozime të Partisë Demokratike, një ndryshim ligjor për financimin e partive dhe ç’është më e rëndësishmja, votimin e ngritjes së Komisioneve parlamentare për “Vetting”-un.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo