Serbia është e hidhëruar që kryetari i Këshillit Kombëtar boshnjak dhe i Partisë së Aksionit Demokratik dje ka qëndruar në Kosovë dhe e ka uruar presidentin Hashim Thaçi për pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Këtë e ka shfaqur sot edhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke thënë se vizita e Sulejman Uglaninit në Prishtinë dhe takimi me Hashim Thaçin ka dëshmuar se ka qenë i drejtë vendimi që ai të mos jetë në Qeveri (të Serbisë).
"Kjo është njëra nga arsyet kryesore pse ai nuk është pjesë e Qeverisë”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.
"Çdo gjë tjetër që do të thosha, nuk jam i sigurt në do të kisha të drejtë të deklaroja se çfarë ka bërë ai”, ka përfunduar Vuçiq.
Lexoni edhe: Boshnjakët e Sanxhakut e shqiptarët e Luginës të bashkëpunojnë për avancimin e të drejtave të tyre