I nominuari për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, u takua sot me të rinjtë e kryeqytetit në amfiteatrin e Germisë në Prishtinë.
Haradinaj, në fjalën e tij, ndër të tjera tha se ai do të punojë që rinisë së kryeqytetit, rinisë së Kosovës t’i kthehet Kosova.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rinia jonë nuk do të kalojë kohë duke u përgatitur për një të ardhme me të panjohura. Do të krijojmë qartësi për të ardhmen e secilit. Të rinjtë e këtij vendi nuk do të jenë numra por pjesë e vendimmarrjes”, tha Haradinaj.
Ky ka qenë takimi i parë me rininë në kuadër të një turi që do ta zhvilloj edhe me të rinjtë në qytete të ndryshme. Nesër Haradinaj mban debat me qytetarët e Prizrenit.