Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Delawie fton gratë gjyqtare dhe prokurore që ta luftojnë krimin dhe korrupsionin

Në ditën e dytë të Konferencës Rajonale të Grave Gjyqtare dhe Prokurore, ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Greg Delawie, u ka bërë thirrje atyre që t’i luftojnë kriminelët.

Ai u ka bërë thirrje gjykatëseve dhe prokuroreve që duke qenë pjesë e sistemit të drejtësisë, të udhëheqin ndryshimin dhe respektimin e ligjit, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një ditë më parë, Delawie bëri thirrje për mospërfshirje në listat zgjedhore të të akuzuarve për korrupsion.

Ndërkaq, prokurorja nga SHBA-ja, Jennifer Clarke, tha se korrupsioni është shtytës kryesor i gjërave të këqija dhe duhet të luftohet.

Në këtë konferencë, temë diskutimi kanë qenë edhe komuniteti LGBTI, pjesëtarët e së cilit gjyqtarja, Biljana Rexhiq, tha se janë ende të stigmatizuar dhe nuk mbrohen nga sistemi i drejtësisë.


Delawie fton gratë gjyqtare dhe prokurore që ta... by kohanet