Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Do ta zbrazim krejt administratën nëse është nevoja – s’do ketë vend për papunëtorë

Synojmë një administratë që do të jetë llogaridhënëse, përgjegjëse, efektive – një motor organizativ në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

Kështu ka deklaruar kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, Ramush Haradinaj, në një tubim të mbajtur sot në Rahovec, i cili po shoqërohej nga kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se nëse e marrin pushtetin, atëherë do të bëjnë reforma të thella në administratë, e madje ka theksuar se do ta zbrazin krejt administratën nëse është nevoja, në mënyrë që të vijnë njerëz të kualifikuar për pozita të caktuara.

“Kushdo që punon në administratën e Shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi. Nëse është nevoja do të zbrazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve”, theksoi Haradinaj, duke e përmbyllur postimin me hashtagun #KaArdhëKoha për PËRGJEGJËSI!