Në selinë e LSDM-së do të vazhdojnë edhe sot bisedimet për formimin e Qeverisë së re.
Këtyre çasteve në selinë e LSDM-së pritet të arrijnë përfaqësues të Lëvizjes Besa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEnde nuk dihet nëse në takim do jenë të pranishëm dy liderët e këtyre partive ose do të takohen vetëm grupet e punës.
Një ditë më parë kreu i LSDM-së Zoran Zaev u takua me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.
Për takimin Zaev – Ahmeti, i cili zgjati rreth dy orë, zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov, deklaroi se të gjithë përkrahin idenë që zgjedhja e Qeverisë të ndodhë së shpejti. Por sipas tij, temë e takimit nuk ka qenë ndarja e mundshme e resorëve ministrore.