Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria bëhet gati për zbatimin e TVSH-së në turizëm

Qeveria e Shqipërisë po përgatit udhëzimin për zbatimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar 6% në sektorin e turizmit, i cili u miratua pak kohë më parë.

Sipas eksperteve të fushës, në hartimin e këtij udhëzimi që parashikohet të jetë gati në fillim të muajit qershor, do të refelektohen përvojat bashkohore evropiane të këtij sektori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa ekspertet po konsultohen me biznesin vendas për të parë mundësinë që çdo njësi akomoduese të trajtohet si një subjekt i veçantë me NIPT të dedikuar dhe të mos ketë të përfshira veprimtari të tjera, si në ndërtim, tregti etj. Miratimi i udhëzimit pritet të zgjidhë këtë ngërç që në fakt është një kërkesë e hershme dhe e përsëritur e shoqatave të turizmit.

Ulja e TVSH-së nga 20% në 6% pritet të sjellë dy përfitime kryesore në sektorin e turizmit shqiptar.