Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria e Diasporës ka regjistruar afro 400 mijë mërgimtarë

Afro 400 mijë mërgimtarë janë regjistruar në procesin e regjistrimit të diasporës, të realizuar nga Ministria e Diasporës.

Raporti preliminar i këtij procesi pritet të publikohet më 10 qershor, ndërkohë që ai përfundimtar është planifikuar të bëhet publik në vitin 2022. Sipas të dhënave që ka Ministria e Diasporës, rreth 98 për qind e të regjistruarve janë regjistruar në mënyrë fizike dhe vetëm rreth 2 për qind në platformën online, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të regjistruarit thuhet se janë kryesisht nga shtetet e Evropës.

Sheremeti, këshilltar i ministrit të Diasporës, Valon Murati, ka thënë se si ministri në dy vitet e fundit kanë qenë të fokusuar në regjistrimin fizik dhe se kanë pushuar së promovuar platformën online të regjistrimit..(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.