Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Beqaj thotë se vullnetarisht ka kërkuar të mos jetë pjesë e listës zgjedhore

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj i cili në zgjedhjet e fundit kishte marrë 10499 vota, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore, transmeton KP.

Postimi i plotë i Beqajt në Facebook:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Miq të nderuar,

Duke ju falënderuar për mbështetjen dhe interesimin tuaj, ju njoftoj se vullnetarisht kam kërkuar të mos jem pjesë e listës zgjedhore.

Ky vendim vjen si rezultat i dëshirës sime për t'u angazhuar intensivisht në përgatitjen dhe jetësimin e planit ekonomik të #FillimiRi dhe korrjen e fitores së PDK-së. Do të punoj për arritjen e qëllimit i cili është zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia e qytetarëve përmes platformës së PDK-së.

Unë do të kontribuoj në institucionet tjera nën udhëheqjen e PDK-së.