Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli “ka filluar të dëgjojë qytetarët, krijon platformë për të mirën e Kosovës”

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha sot se më 25 mars 2017 do të mbahet Konventa e PDK-së, raporton KTV.

Ai tha se “unë në këtë konventë do të kërkoj mbështetjen për platformën time për Kosovën”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë javës së fundit unë kam bërë vizita jashtë dhe brenda vendit. Kam filluar të dëgjoj qytetarët, sepse vetëm ashtu do të mund të krijoj një platformë për të mirën e Kosovës”.

Kjo ishte një deklaratë që Kadri Veseli e bëri sot para medieve.

Ai megjithatë nuk na dha mundësi të pyetej nëse platforma e tij për Kosovë është kandidatura e tij për kryeministër të vendit.