Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëvendosje fut në garë për deputetë “katër të akuzuarit për terrorizëm”

i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se partia e tij ka marrë vendim që në garën për deputetë të futen katër anëtarët e saj të cilët tash e nëntë muaj janë në arrest shtëpiak me akuzën për terrorizëm, transmeton Koha.net.

Krasniqi, duke njoftuar për këtë, ka shkruar në Facebook:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sapo u njoftova që Lëvizja ka vendosur që unë, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Atdhe Arifi të garojmë për deputetë të saj.

I falënderoj të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar këta 9 muaj prej kur jemi nën arrest.

Më 11 qershor, ndryshimi do të ndodhë. Ky ndryshim, do t'i hapë rrugët që drejtësia për Astritin të vihet në vend!