Ministri në detyrë i Ministrisë së infrastrukturës Lutfi Zharku dhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila,sot kanë vizituar disa nga rrugët të cilat kanë përfunduar, janë në punim e sipër dhe që pritet të nisin këto ditë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.
Kështu, ata kanë vizituar punimet në rrugën “Petro Nini Luarasi”, e cila lidh rrugën transite me Ngrohtoren e Re të qytetit. Rruga ka një gjatësi rreth 600 metra është bashkëfinancim në mes të komunës së Gjakovës dhe ministrisë së Infrastrukturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPastaj ata qëndruan në fshatin Bishtazhin dhe inauguruan rrugën e re mbi 1 kilometër, rrugë e cila ka lidhur një pjesë të këtij fshati me shkollën si dhe me zyrën e vendit. Ata më vonë kanë qëndruar në fshatrat Demjan dhe Rogovë.