Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka kërkuar nga subjektet politike, të cilat do t’i paraqesin sot listat e kandidatëve për deputetë, që të mos lejohen që pjesë e tyre të jenë njerëzit me aktakuza për korrupsion.
Ai gjatë një vizite që i ka bërë Komisionin Qendror Zgjedhor ka thënë se nuk dëshiron të shohë në lista njerëz ndaj të cilëve ka aktakuza për korrupsion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDelawie në konferencën e përbashkët për media me kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin në zgjedhje, transmeton kp.
Kryetarja e KQZ-së ka thënë se institucioni që ajo drejton është e përkushtuar që të organizojë një proces të rregullt.
Ajo ka falënderuar ambasadorin amerikan për mbështetjen dhe bashkëpunimin.