Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha kërkon që sa më parë të kompensohen viktimat e krimit

Ministrja në largim e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka mbajtur takim njohës me Komisionin për Kompensimin e viktimave, bëhet e ditur përmes një komunikatë.

Ajo thotë se këtë çështje e ka trajtuar me prioritet që nga marrja e postit të ministres, duke përpiluar legjislacionin sekondar, si dhe ditë më parë, është propozuar, emërimi i këtij Komisioni që mori miratimin në Qeveri, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kompensimi i viktimave të krimit, është më shumë se obligimin ligjor, është detyrim yni ligjor dhe moral që kjo çështje të rregullohet sa më parë”, theksoi Hoxha.

Më tutje në komunikatë thuhet se Komisioni qeveritar për Kompensimin e viktimave në kuadër të vet ka gjyqtarë, prokurorë, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, nga Ministria e Drejtësisë, ekspertë nga fusha e mjekësisë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Hoxha gjithashtu ka shtuar se, “pas sigurimit të mjeteve financiare me insistim të Ministrisë së Drejtësisë, pres që ky proces të ekzekutohet sa më parë në pajtim me ligjin”.