Prishtinë, 19 maj – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar në emër të Qeverisë, Memorandumin me Bashkimin Evropian, përkatësisht Zyrën e BE-së në Kosovë, i cili ka për qëllim monitorimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit nga një mision vëzhgues shumë profesional dhe me përvojë, i deleguar nga BE-ja.
Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit, së bashku me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministri Hoxhaj ka vlerësuar se kjo është një praktikë e ndjekur në mes të Kosovës dhe BE-së edhe në zgjedhjet e kaluara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova si vend që synon që sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes evropiane është e përkushtuar për të arritur standardet më të larta në funksion të organizimit dhe garantimit të zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike. Prandaj, nënshkrimi i këtij Memorandumi është mënyra më e mirë për ta dëshmuar një gjë të tillë dhe për të konfirmuar orientimin tonë të qartë si shtet i ri”, ka thënë ai.
Hoxhaj ka ofruar gatishmërinë e Qeverisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme për të garantuar të gjitha kushtet për një proces të lirë dhe demokratik.
“Vetë ftesa e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi drejtuar BE-së për të monitoruar zgjedhjet e 11 qershorit, flet për interesimin, gatishmërinë dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të organizuar zgjedhje sa më të mira”, ka theksuar ministri Hoxhaj.
Me këtë rast, ministri Hoxhaj, duke u bazuar në përvojat e mira të organizimit të zgjedhjeve, ka falënderuar edhe kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka për organizimin e zgjedhjeve demokratike.