Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa ngushëllon për vdekjen e ish-deputetit Kikaj

Kryeministri në largim, Isa Mustafa, ka ngushëlluar për vdekjen e ish-deputetit të LDK-së, Agim Kikaj.

Mustafa ka shkruar në Facebook, se Kika ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit në Kuvendin e Kosovës dhe nëpër aktivitetet e LDK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të veprimtarit tonë të shquar të LDK-së, Agim Kika. Agimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e LDK-së dhe kudo që ishte”, ka shkruar Mustafa.

“Gjithherë rrezatonte dashuri ndaj njerëzve e thërriste të jemi bashkë. Ngushëllime familjes Kika; ngushëllime z. Agim Veliu, Kryetar i Komunës së Podujevës dhe i Degës së LDK-së së Podujevës; ngushëllime miqve e bashkëveprimtarëve tanë dhe qytetarëve të Kosovës. E ngushëlloj thellë edhe veten time për humbjen e një njeriu të dashur dhe shumë të respektuar”, ka shkruar kryeministri në largim.

Deputeti i LDK-së në legjislaturën që sapo ka përfunduar, Agim Kikaj ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët, kurse KTV-ja merr vesh se Kikaj ka pësuar infarkt në zemër.

Kikaj ka lindur më 10 shkurt 1963, dhe kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, organit më të lartë të kësaj partie.