Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Misionarët sauditë përhapin vehabizmin në Kosovë, thotë Qeveria gjermane

Qeveria e Gjermanisë ka thënë se grupe misionare nga Arabia Saudite po e përhapin në Kosovë vehabizmin, versionin ultrakonservator të islamit, raporton AP-ja.

Si përgjigje në një pyetje të ligjvënësve opozitarë, Qeveria ka thënë se predikuesit e përkrahur nga Arabia Saudite janë aktivë në Kosovë, e cila në raportimin e AP-së përshkruhet si një vend i vogël me shumicë myslimane në Evropën Juglindore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria gjermane thotë se donator nga Arabia Saudite dhe vende të tjera të Gjirit po ashtu po financojnë edhe komunitetet islamike në Kosovë. AP-ja më tutje shton se Kosova “është një burim domethënës i luftëtarëve të huaj për grupet siç është Shteti Islamik”.

Por, Qeveria gjermane tutje ka theksuar se në Kosovë nuk duket se ekziston një “lëvizje e gjerë nga interpretimi tradicional liberal i islamit drejt interpretimit vehabist”.

Deputetja e Partisë së Majtë, Sevim Dagdelen, tha të mërkurën se ishte “skandaloze” që predikuesit sauditë të vijës radikale ishin aktivë në Kosovë para syve të paqeruajtësve perëndimorë.