I nominuari i Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se nuk është befasuar fare nga koalicioni i arritur mes PDK-së, AAK-së e Nismës.
Ai ka thënë se kjo ishte ditur qysh vitin e shkuar kur lideri i AAK-së, Ramush Haradinajt ishte larguar nga VAN-i. Ka thënë se kushdo që largohet nga VV kalon në polin tjetër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Kurtit, bashkimi i PDK-së me AAK-në e Nismën vetëm i ka dobësuar këto tri parti.
“Është e vështirë të befasohesh më. Njeriu befasohet kur harron të mendojë për dikë, por realisht nuk jam befasuar. Janë orientimet e ndryshme. Haradinaj na ka treguar në verën e kaluar kur kishte thënë se na janë ndarë rrugët. Nuk kishte pasur rrugë tjetër, kush largohet nga VV-ja të kalon në polin tjetër. AAK ka zemëruar elektoratin e vet. PDK-ja ka organizatë më të fuqishme aty. Ky është koalicion i interesave të personave që duan me çdo kusht të jenë në pushtet, nuk shoh këtu asgjë idealiste nuk ka të bëjë asgjë me krah të luftës apo të paqes.Nuk mendoj se gjërat mund të shpjegohen me historinë tonë të së kaluarës. Sot nuk kemi as drejtësi, as zhvillim, as shëndetësi. Kjo është tema që ne do të ngritim”, ka thënë ai në Specialen e KTV-së për zhvillimet e fundit politike.