Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ligji për Trepçën ende vetëm në letër

Që nga miratimi në tetorin e vitit të kaluar, Ligji për Trepçën ende nuk ka gjetur zbatim. Kjo ndodh për shkakun se ende nuk është themeluar Bordi Mbikëqyrës dhe Bordi Menaxhues i Kombinatit Trepça, që nënkuptonte edhe fillimin e zbatimit të Ligjit për të, bën të ditur KTV. Për këtë, Qeveria e Isa Mustafës kishte afat 6 muaj, mirëpo, tani pas rrëzimit të kësaj qeverie, shpresat mbesin në qeverinë e pas 11 qershorit. Minatorët thonë se që nga përfundimi i luftës, asnjë qeveri nuk ka bërë sa duhet për gjigantin ekonomik.

Premtimet vetëm në fushatë nuk i kanë merituar minatorët, thotë njëri nga ta. Kuvendi i Kosovës miratoi në tetor të vitit të kaluar Ligjin për Trepçën me të cilin, siç thanë deputetët, gjiganti ekonomik rimëkëmbet dhe rikthehet në treg.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ligji e përcaktoi Qeverinë e Kosovës si pronare të 80 për qind të aksioneve të kombinatit, me synimin, siç thotë, të rikthimit të kontrollit në gjithë gjigantin.