Anëtari i Kryesisë dhe kryetari i Degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka konfirmuar se nuk do të jetë kandidat në listën zgjedhore të AAK-së për zgjedhjet e 11 qershorit.
Ai ka thënë se këtë vendim e ka marrë pas konsultimeve me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të dashur miq. Ndonëse e kam shpallur kandidaturën për deputet sot në konsultim me kryetarin Haradinaj dhe kolegët tjerë nga partia vendosëm që të tërhiqem nga gara dhe të marrë përgjegjësi tjera. Falënderoj të gjithë ata që veç ma kishin premtuar përkrahjen dhe njëkohësisht ju ftoj të gjithëve që të përkrahni kandidatët e AAK për deputet të Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.