Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj – zëvendëskryeministër, Krasniqi ia liroi vendin Zekës

Nismës për Kosovë sot iu ka bashkuar edhe ish gazetari Milaim Zeka, i cili bëri të ditur që Jakup Krasniqi ka hequr dorë nga lista e deputetit të këtij subjekti, për t’ia liruar vendin Zekës.

“Për mua është një lajm ekskluziv, që është një nder i madh dhe një përgjegjësi shumë e madhe, janë burra të rrallë të kombit shqiptar, veprimtarë e intelektualë të kalibrit të Jakup Krasniqit, që i ka vuajtur dhjetë vjet burg që ne sot të flasim shqip, frymojmë shqip, i cili jep dorëheqje nga lista e Nismës vetëm për t’ ia liruar vendin Milaim Zekës, një ish nxënësi të tij, një ish veprimtari që ka pasur fatin të jetë edhe në burg bashkë me bacën Jakup në vitin 1981”, tha Zeka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë aderim ai tha se ka bërë pa asnjë kusht dhe as një pozitë, por vetëm si një deputet kritikues me arsye qoftë edhe ndaj partiakëve të tij.

Zeka bëri të ditur gjithashtu se sipas marrëveshjes së koalicionit PDK-AAK-Nisma, postin e zëvendëskryeministrit do ta ketë Fatmir Limaj.