Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nesër MPB lanson Vlerësimin e perceptimeve mbi radikalizimin në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nesër do të lansojë raportin Vlerësimi i gjerë i perceptimeve mbi radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë, i cili u përgatit me mbështetjen teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP). Lansimi i këtij vlerësimi do të bëhet gjatë një konferencë për media, që do të mbahet të premten, më 19 maj, në ambientet e UNDP-së, me fillim në ora 11:00.

Vlerësimi kishte për qëllim mbledhjen e perspektivave të reja dhe kuptimin e faktorëve të identifikuar që veprojnë si shtytës të radikalizimit në Kosovë, veçanërisht në nivel lokal.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hulumtimi synon vlerësimin (1) të perceptimeve të radikalizimit në nivel të komunitetit në Kosovë, (2) të rolit të perceptuar të bashkëmoshatarëve, institucioneve arsimore, udhëheqësve fetarë, mësimdhënësve dhe komuniteteve, si dhe (3) të rolit dhe ndikimit të perceptuar të mediave, internetit dhe mediave sociale në rekrutimin dhe radikalizimin në Kosovë.

Objektivi është të sigurojë njohuri që mund të plotësojnë më tej Strategjinë kombëtare të Kosovës dhe institucioneve të saj në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Sipas paralajmërimit, folës kryesor do të jetë ministri në largim i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni.