Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Labinotë Demi-Murtezi e Amir Ahmeti i bashkohen listës së AKR-së

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka pritur sot në zyrat e AKR-së Labinotë Demi–Murtezin si dhe Amir Ahmetin, kryetar i Nismës për Drejtësi dhe Zhvillim, më të cilët ka nënshkruar një marrëveshje për t’iu bashkuar listës për deputetë të Aleancës Kosova e Re për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2017.

Labinotë Demi-Murtezi dhe Amir Ahmeti, do të jenë pjesë e grupit parlamentar të AKR-së në Kuvendin e Kosovës, bashkë me partnerin e AKR-së LDK-në dhe të tjerët. Për palët e nënshkruara lider i kësaj liste është Behgjet Pacolli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Palët janë zotuar se do të respektojnë parimet bazë të kartave ndërkombëtare të drejtave të njeriut, të cilat janë edhe të inkorporuara në Kushtetutën e Kosovës.