Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Kyle Scott ka thënë të enjten në Beograd, se pret që në të ardhmen të formohet ushtria e Kosovës, por është e rëndësishme që kjo të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.
“SHBA gjithmonë kanë folur për bashkëpunimin me Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe presin që në të ardhmen do të ekzistojë edhe ushtria e Kosovës, por kjo duhet bërë përmes rrugës kushtetuese të Kosovës”, citon kp të ketë thënë Scott.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pyetur rreth zgjidhjes eventuale të Ramush Haradinajt për kryeministër të ri të Kosovës, diplomati Scott tha se nuk përgjigjet në pyetje hipotetike.
Ai ka theksuar se politika amerikane mbetet e pandryshuar në Ballkan me ardhjen e administratës së re, pasi politika amerikane bazohet në interesa dhe jo në personalitete dhe shtoi se Ballkani nuk ka figuruar aspak në kampanjën e kandidatëve presidencialë, gjë të cilën e ka vlerësuar si të mirë, pasi kjo tregon se SHBA nuk e konsideron Ballkanin si rajon krize.
Si bazë të politikës amerikane në rajon, ambasadori Skot ka përmendur mbështetjen për pavarësinë e Kosovës, mbështetje për unitaritetin e Bosnjë dhe Hercegovinës dhe mbështetje ndaj zgjedhjes së qeverisë së re maqedonase, transmeton KosovaPress.