Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shtrembërimet e Serbisë për Reçakun përkthehen në anglisht

Në Serbi po vazhdon përhapja e gënjeshtrave për gjoja të vërtetën e saj për masakrën ndaj civilëve shqiptarë që ushtria dhe polica serbe e bëri në Reçak më 15 janar 1999, transmeton Koha.net.

Në këtë vazhdë gënjeshtrash, Beogradi zyrtar e ka ftuar në ndihmë edhe ish-gjykatësen hetuese të regjimit të Slobodan Milosheviqit Danica Marinkoviq, e njohur si ndjekëse, jo vetëm juridike kundër por edhe e angazhuar nga regjimi për rastin e Reçakut i cili tmerroi botën dhe përshpejtoi ndërhyrjen ndërkombëtare kundër forcave të Serbisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë arsye, sot, me atë ish – gjyqtare u takua drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq.

Sipas asaj që njofton agjencia FoNet, pas takimit Gjuriq ka thënë se “Marinkoviq me punën e luftën e vet për të vërtetën ka dhënë kontribut të madh që pësimet e popullit tonë të mbeten të shënuar dhe që gjithë ajo që ka ndodhur e karakteri i vërtetë i konfliktit të armatosur në krahinën tonë jugore të mos mbetet jashtë llupës së institucioneve juridike”.

Serbia, ka theksuar Gjuriq, duhet të zbardhë atë që ka ndodhur në të ardhmen e afërt në rajonin e “krahinës sonë jugore “, të çmontojë arsyet e rreme për agresion në vendin tonë në përpjekje për plaçkitjen e territorit shtetëror” .

Gjuriq në vazhdim e ka lavdëruar punën e Danica Marinkoviq pas botimit të librit të saj ”Gjykatësi në luftë e në paqe” në të cilin ajo paraqet pikëpamjet e veta për zhvillimet e atëhershme në Kosovë me një vështrim të veçantë për ngjarjet në Reçak.

Ai ka përfunduar se për përmes këtij libri që do të përkthehet në anglisht, por edhe në gjuhë të tjera, do të dëshmohet tek opinioni ndërkombëtar për të vërtetën që sipas tij është vetëm ajo serbe për Kosovën.