Arban Abrashi nga radhët e LDK-së ka thënë se frika ka bërë bashkë koalicionin PDK-AAK-Nisma.
Në një intervistë në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se një gjë të tillë e kanë pritur, pas marrëveshjes që LDK-ja arriti me AKR-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë Abrashi insiston se koalicioni i LDK-së do të dalë fituese në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Sinqerisht ishte diçka e pritur nga ne. Po sa kemi arrit marrëveshje me AKR-në kemi pritur që rivalët tanë bëjnë veprim të tillë nga frika se do të humbin. Ata shkuan me koalicion të gjerë, shpeshherë të pakuptueshëm. Ka qenë frika që i bëri bashkë. Ne mendojmë që prapë lista jonë është listë fituese”, ka thënë Abrashi.