Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: Së bashku me Ramushin do ta kemi një fillim të ri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Vesli, pas lidhjes së koalicionit parazgjedhor mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës, ka thënë se ky vendim është marrë në të mirë të qytetarëve dhe po ashtu e quajti koalicion që është në të mirë të qytetarë dhe orientimeve perëndimore.

Ai në një intervistë për RTK, transmeton kp, tha se PDK ka interes përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe është parti e veprimit, që ka prioritet interesin e qytetarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me Ramushin, një koleg me të cilin kemi qenë bashkërisht në luftën për vendin tonë, kemi arritur koalicion për të mirën e vendin tonë. Së bashku me Ramushin do ta kemi një fillim të ri, për ta zhvilluar ekonominë dhe ecjen përpara në zhvillimet euroatlantike”, tha Vesli.

“Në qoftë se nuk mendoj për fëmijët e Kosovës, siç mendoj për katër fëmijët e mi, atëherë edhe politikën do ta lë dhe nuk do të doja asnjë përkrahje, por jam i vendosur për të ecur përpara”, tha lideri i PDK-së.