Bajram Gecaj nga LDK-ja thotë se personalisht është i gatshëm të bëjë të gjitha kompromiset e mundshme politike me Vetëvendosjen vetëm që të mos lejohet fitorja e koalicionit PDK-AAK-Nisma.
Edhe pse thotë se për një bashkëpunim të mundshëm me Vetëvendosjen vendos kryesia e LDK-së, ai ka thënë se nëse do të pyetej vet do të bënte çmos për të mposhtur koalicionin e PDK-së me AAK-në e Nismën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk mund të flas, por po të pyetesha unë do të kisha bërë gjitha kompromiset vetëm që PDK-AAK-Nisma të mos fitojnë. Padyshim që partia ime do të kishte përkrahjen time për një vendim të tillë”, ka thënë ai në Specialen në KTV për zhvillimet e fundit politike.
Gjatë orëve të ardhshme pritet të mbahet një takim mes VV-së dhe LDK-së e AKR-së lidhur me një bashkëpunim të mundshëm për zgjedhjet e 11 qershorit. KTV ka mësuar se VV është e hapur për një bashkëpunim të tillë nëse LDK dhe AKR pajtohen me programin e saj.