Tri javë pas trazirave që pasuan me zgjedhjen e Talat Xhaferit, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë, Zoran Zaev, ka marrë mandatin për krijimin e Qeverisë nga presidenti Gjorgje Ivanov,raporton KTV.
Pas marrjes së mandatit lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, tha se shumë shpejtë do të formojë qeverinë, duke nënvizuar respektimin e karakterit shumetnik dhe Marrëveshjen e Ohrit, si dhe synimin e integrimit Euro-Atlantik të vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkaq, presidenti Ivanov, i cili ia dorëzoi mandatin kreut të LSDM-së, pas presionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, tha se pengesat për ndarjen e mandatit tashmë janë tejkaluar.
Tashmë mandatari i qeverisë së re, Zaev, tha se bashkë me Talat Xhaferin i kanë dorëzuar presidentit një deklaratë në formë garancie për karakterin unitar të shtetit, integritetin territorial, pavarësinë dhe multi-etnicitetin e Republikës së Maqedonisë. Vendimin e presidentit e kanë mirëpritur krerët e partive shqiptare dhe ata të BE-së.