Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përmbledhje e KTV-së për seancën ndaj Ramadan Mujës

Gjykata e Apelit ka mbajtur seancë për të akuzuarit e Komunës së Prizrenit, të prirë nga kryetari Ramadan Muja, raporton.

Gjyqtarja kryesuese, Tonka Berisha, ka bërë të ditur se njëri prej të pandehurve, Kadri Ukimeri, ka ndërruar jetë dhe ndaj tij do të pushojnë procedurat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokurorja e EULEX-it, Ewa Korpi, ka rikujtuar para kolegjit aktvendimin e Gjykatës Supreme, që sipas saj, ishte pajtuar me prokurorinë dhe se aktgjykimi i Gjykatës Themelore përmbante të gjitha elementet e nevojshme të parapara me ligj.

Palët e dëmtuara kanë mbështetur prokuroren, për të bërë të ditur se janë udhëzuar në konteste civile, për kompensim të dëmit eventual.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, si vepër humanitare e ka quajtur veprën që prokuroria e konsideron si penale.

Avokati i tij, Tomë Gashi, ka rikujtuar pasigurinë juridike që është sjellë me rikthimin në Apel të këtij rasti nga Gjykata Supreme.

Pas përfundimit të seancës, Muja e ka pranuar se ka shmangur kuvendin komunal, sipas tij, për të mos lejuar që t’i ikin investitorët nga komuna.