Për të mbyllur një hetim, Rrahim Hashimi, sekser i Policisë së Kosovës, ka kërkuar ryshfet 100 mijë euro nga familjarë të zyrtarëve të akuzuar të Qendrës për Avokim dhe Diplomaci, raporton KTV.
Familjarët e tyre nuk e kishin qëllimin që të mbyllnin rastin, por të mblidhnin argumente se Policia e Kosovës i ka shantazhuar vazhdimisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo‘Koha Ditore’ posedon video-incizime, ku Rrahim Hashimi shihet duke marrë paratë nga familjarët. Ky incizim është bërë në një zyrë në hotelin ‘Grand’, më 7 dhjetor të vitit të kaluar, kur Rrahim Hashimi kishte pritur dy familjarë të dy drejtuesve të organizatës. Gjatë kohës që po numëronte të hollat e telefonon një zyrtar i lartë policisë të cilin e ka të regjistruar me shkronjën E, dhe me të cilin ishin dakorduar të takoheshin pas 15 minutave. Për këtë rast të ndikimit në sistemin e drejtësisë, po hetohet vetëm Rrahim Hashimi.
KTV-ja ka provuar të marrë një qëndrim nga drejtuesit e QAD-it, mirëpo gjatë ditës kanë qenë të pakontaktueshëm.
Ndërkaq, gazeta ‘Koha Ditore’ posedon disa dëshmi ku përmendën edhe zyrtarë të tjerë të sistemit të drejtësisë e që do të publikohen në vazhdimësi.