Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria gjermane, e shqetësuar me predikuesit sauditë të vehabizimit në Kosovë

Qeveria gjermane thotë se grupe misionare nga Arabia Saudite po e përhapin versionin ultra-konservator vehabi të islamit në Kosovë.

Në një përgjigje ndaj pyetjeve të parashtruara nga ligjvënësit opozitarë gjermanë, Qeveria gjermane ka thënë se “predikues të mbështetur nga Arabia Saudite janë aktivë në vendin e vogël me shumicë myslimane në Evropën juglindore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qeveria gjermane thotë se donatorë nga Arabia Saudite dhe shtete tjera të Gjirit po ashtu po japin fonde ndaj komuniteteve islamike në Kosovë. Territori i Kosovës është burim domethënës i luftëtarëve të huaj për grupe siç është Shteti Islamik, shkruan mediumi gjerman “Die Welt”, transmeton Koha.net.

Por qeveria thekson se duket se nuk ka “shmangie të fortë nga interpretimi tradicional liberal i islamit drejt një interpretimi vehabi” në Kosovë.

Ligjvënësja gjermane e Partisë së Majtë, Sevim Dagdelen, ka thënë të mërkurën se është “skandaloze” që predikues të vijës së ashpër saudite janë aktivë në Kosovë nën syrin e paqeruajtësve perëndimorë.