Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj përsërit: Kufiri i Kosovës është në Çakorr

Në një manifestim për ditën e çlirimit të Jabllanicës – Shqiponjës në Komunën e Gjakovës, në mesin e shumë qytetarëve, pjesëmarrës janë edhe shumë figura politike.

Kryetari në largim i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, partitë e të cilëve mbrëmë në mesnatë, bashkë me Nismën për Kosovën, nënshkruan marrëveshjen për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e 11 qershorit, ka mbajtur një fjalë rasti pata të pranishmëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veseli me këtë rast, Haradinajt i është drejtuar me termin “kryeministër i Kosovës”.

Kjo pasi në marrëveshjen për koalicion mes PDK-së me AAK-Nismën, është dakorduar që i nominuar për postin e kryeministrit të jetë Ramush Haradinaj.

Ndërkaq, më pas, Haradinaj, në një intervistë për KTV-në, ka deklaruar se do t’u qëndrojë prapa deklarimeve në lidhje me çështjen e kufirit me Malin e Zi.

“Kufiri i Kosovës është në Çakorr”, ka thënë Haradinaj, ndërsa ka potencuar po ashtu se do të jetë edhe kundër Asociacionit të komunave serbe, apo siç e ka quajtur ai “Zajednicës”.

“Kam qejf që marrëveshjen për demarkacion ta sjellim në Kuvend në mënyrë që ky institucion ta rrëzojë”, deklaroi Haradinaj.

“Për ne, ajo marrëveshje nuk ekziston”, u shpreh ai.