Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Koalicioni ynë, gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, i ka dhënë përkrahje kandidatit për kryeministër të koalicionit parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti.

Përmes një statusi në Facebook, Mustafa tha se Hoti është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kryeministri i ardhshëm, prof. Dr. Avdullah Hoti, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën. Është gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore. Është rruga evropiane”, deklaroi Mustafa.