Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuçi: Haradinaj, kundërpërgjigje se Kosova nuk mund të udhëhiqet nga Mustafa e Pacolli

Blerim Kuçi nga AAK ka thënë se kandidatura e Ramush Haradinajt për kryeministër është një kundërpërgjigje më e mirë se Kosova nuk mund të udhëheqet nga tipat si Isa Mustafa e Behgjet Pacolli.

Muharrem Nitaj nga AAK-ja ka konfirmuar zyrtarisht se lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj është kandidati i koalicionit PDK-AAK-Nisma për kryeministër të vendit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Koalicioni i sotëm ka qenë një zgjidhje e imponuar. E kemi pasë të rëndësishme që një parti e madhe të rreshtohet për Ramush Haradinajn kryeministër”, ka thënë Nitaj.

Në anën tjetër, Nitaj ka thënë se qëndrimi për demarkacion do të mbetet i njëjtë.

“Qëndrimi për demarkacionin është ai që ka qenë gjithmonë. Marrëveshja ka qenë e dëmshme dhe këtë e kanë kuptuar edhe deputetët e PDK”, ka thënë Nitaj.