Arbëri

Zyrtare: PDK-AAK-Nisma në koalicion parazgjedhor

Në minutat e fundit të afatit për njoftim për koalicione parazgjedhore është njoftuar zyrtarisht se PDK-AAK dhe Nisma kanë arritur marrëveshje.

Valmir Elezi nga KQZ ka konfirmuar një koalicion të tillë.

Miradie Maviriqi, nga KQZ-ja, ka thënë se sot janë bërë disa koalicione të cilat kanë aplikuar të garojnë për zgjedhje.

Janë në koalicion LDK-AKR, gjithashtu PDK me 13 parti tjera, përfshirë AKK dhe Nismën.