Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu në Interaktiv të KTV-së ka thënë se në AKR do të ketë figura të reja të cilat po vijnë vetëm që t’i përkushtohen popullit të vetë, dhe qeverisë së ardhshme.
Fokusi i fushatës së AKR-së, siç ka thënë Sejdiu nuk janë vetëm fjalët, por veprat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qëllimi i AKR-së nuk është që të lexojnë faqe, por të japim një zgjidhje për qytetarët tanë sepse ata e meritojnë një qeverisje më të mirë”, ka thënë ai.
Sejdiu, ka thënë se nuk duan të bëjnë fushatë negative, as të japin raporte të Brukselit se në çfarë gjendje po jetojmë, por duan që t’i japin shpresë popullit pa bërë hile.
“Askund nuk presim ndryshim 100%, por do të befasoheni për të mirë. AKR-ja do të jetë motor për qeverinë e ardhshme”, ka thënë ai.
Sejdiu ka thënë se edhe Vetëvendosja i ka dyert e hapura për bashkëpunim në qeverisje me AKR-në.