Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu në Interaktiv të KTV-së ka thënë se marrëveshja për koalicion parazgjedhor e nënshkruar me LDK-në, ka qenë vendim i vështirë, sepse edhe vendimmarrja brenda vetë AKR-së ka qenë i vështirë, por një pjesë më e madhe brenda tyre vendosën të ketë koalicion me LDK-në.
“Kjo është më e mira për të ardhmen e Kosovës, një koalicion që e përkrah elektorati”, ka thënë Sejdiu.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFillimisht, ai ka bërë të ditur se kanë negociuar edhe me Vetëvendosjen, e kjo i bëri që ata të shqyrtojnë mirë faktin se me kë të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion.
Sejdiu ka thënë se janë falënderues ndaj VV-së, me të cilin kishin përputhshmëri të mëdha në shumë aspekte, por në sektorin e ekonomisë nuk gjenin përputhje, e kjo i bëri që të ndryshojnë e të vendosin të shkojnë me LDK-në.
Sipas Sejdiut, marrëveshja LDK- AKR, është që të bëjnë qeverisje në duar të pastra ,madje zhvillimi ekonomik është ajo që duan të qojnë përpara.
“11 qershori përcakton shumë gjëra, por besojmë se edhe dikush prej nesh do ta ketë mundësinë për t’u bërë kryeparlamentar”.
Ai ka thënë se “ne besojmë në LDK-në e bashkë do ta qojmë vendin përpara”.