Me asnjë provë të vetme Prokuroria nuk ka vërtetuar se ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja dhe ish-sekretari i po kësaj ministrie, Xhavit Dakaj, kanë bërë shkelje gjatë një tenderi në vitin 2012, sipas Gjykatës Themelore të Prishtinës. Në vendimin për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj tyre, të cilin e posedon “Koha Ditore”, Gjykata ka konstatuar se nuk ka pasur implikime financiare gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për vazhdimin e tenderit “Mbikëqyrja Profesionale e Objekteve Kapitale të Ndërtuara nga MASHT-i”. Ky tender është proceduar në vitin 2009, kurse dyshohej se i është vazhduar kundërligjshëm kompanisë “Alb-Architect” në vitin 2012.
Për dallim nga Buja dhe Dakaj, aktakuza vazhdon të jetë në fuqi kundër dy të akuzuarve të tjerë, drejtorit të Prokurimit në MASHT, Xhemajl Buzuku dhe ndaj pronarit të kompanisë OE “Alb- Architect”, Afrim Demiri. Në këtë rast, Gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe mashtrim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është rasti i katërt i rrëzimit të aktakuzave të korrupsionit të nivelit të lartë në fazën e shqyrtimit fillestar brenda një periudhe tetëmujore (gjerësisht në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.