Gjatë ditës së sotme, Lëvizja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të këtij viti me Alternativën, Lëvizjen për Drejtësisë dhe AKR-në.
Këto koalicione, kryeministri në largim Isa Mustafa i konsideroi si shpresë për të ardhmen e vendit dhe të fëmijëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Të dashur bashkëqytetarë,
Sot formësuam Koalicionin e shpresës dhe besimit për të ardhmen e vendit tonë.
Koalicioni LDK, AKR, Alternativa, Lëvizja për Drejtësi dhe ekspertët që do të na bashkëngjiten, është opsioni i vetëm në këto zgjedhje që garanton zhvillim të përshpejtuar ekonomik, integrime euroatlantike, luftë të pamëshirshme kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit...
Ky është Koalicion i vlerave dhe parimeve, për të ardhmen e fëmijëve tanë.
Ta mbështesim së bashku me besim dhe vendosmëri!