Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV e vetme në zgjedhje

Vetëvendosje do të garojë si e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e portalit Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë ditës u fol për një koalicion të mundshëm të VV-së me partitë tjera opozitare, por një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë në orët e fundit të afatit për koalicionet parazgjedhore.

PDK dhe LDK ishin më aktivet në këtë aspekt. PDK ka nënshkruar koalicion parazgjedhor me shtatë parti, teksa LDK ka arritur marrëveshje me AKR-në, Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.