AKR-ja dhe LDK-ja sot kanë nënshkruar marrëveshje për koalicion parazgjedhor për “rikthimin e shpresës në Kosovë”, por për një marrëveshje të tillë lideri i AKR-së thoshte se nuk do të ndodhë kurrë.
Në Interaktiv të KTV-së, në tetor të vitit të shkuar, Behgjet Pacolli që sot nënshkroi marrëveshje me LDK-në, kishte thënë se kurrë s’do të hyjë më në partneritet me partitë që kanë udhëhequr vendin deri tash.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përdorimi i termit ‘vijë e kuqe’ po më duket pak banale. Nuk ekzistojnë vija të kuqe, sepse mund të ndodhin plot gjëra. Një gjë është e sigurt se ne nuk do të bëjmë koalicion me partitë me të cilat kemi qenë, kemi eksperiencë. Me PDK-në asnjëherë. Me LDK-në nuk do të jemi kurrë në koalicion. Për arsye se LDK-ja neve na ka mashtruar po ashtu”, kishte thënë ai në Interaktiv, duke thënë se ndihej i tradhtuar nga Isa Mustafa.
Pas nënshkrimit të sotëm, Pacolli ka thënë se Kosova e ka të sigurt të ardhmen evropiane me koalicionin LDK-AKR.
Dëgjojeni deklaratën e Pacollit nga minuta 24:00.