KFOR-i ka njoftuar se dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane është një procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së SHBA-ve dhe jo kontribut shtesë i SHBA-ve.
Komunikata e plotë e KFOR-it:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa pasur raportime në mediat serbe dhe atyre shqiptare në Kosovë se SHBA planifikon të dërgojë 130 ushtarë shtesë në kuadër në të KFOR-it në mbështetje të përpjekjeve të NATO-s për të ndërtuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë.
Dislokimi i ardhshëm i trupave amerikane është një procedurë rutinore e dorëzim-pranimit ndërmjet dy kontingjenteve të rotacionit së SHBA-ve dhe jo kontribut shtesë i SHBA-ve.
KFOR-i vazhdon aktivitetet për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit te Sigurimit të OKB-së.
Çdo vendim për qëndrimin dhe strukturën e forcave të KFOR-it merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut, bazuar në kushtet e sigurisë në terren.