Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haxhiu, Mustafës: Keni pasur njerëz më të mirë se Rrahmani për ministër të Shëndetësisë

Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, ka pyetur ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani, se a është percepsion gjendja e rëndë në shëndetësi apo është realitet sepse pati deklaruar se është percepsion.

“Nuk ka sigurime shëndetësore pa implementimin e SISH, pastaj funksionalizimin e AFSH-së që nuk po funksionalizohet për 3 vite. Këto dështime ka qenë dashtë me rezultu me dorëheqje të ministrit dhe ju kryeministër keni pas njerëz më të mirë që të emëroni në atë pozitë”, ka thënë deputeti Haxhiu.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si mund të jetë prioritet shëndetësia kur SHSKUK është ende pa barna. Ende nuk ka spital Prishtina”, theksoi ai.