Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij është në bisedime me AKR-në për të arritur një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme që mbahen në qershor.
Ai ka thënë se AKR nuk mund të gjejë një partner më të mirë se LDK-ja për këto zgjedhje, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne po vazhdojmë bisedat me AKR-në pasi një koalicion me ta është në interes të vendit, por është prapë vendim i dy partive. AKR nuk ka partner më të mirë se LDK-ja dhe presim harmonizimin e qëndrimeve tona”, ka thënë Mustafa pasi zyrtarizoi marrëveshjen me Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.
LDK sot ka njoftuar se Avdullah Hoti është kandidati i kësaj partie për kryeministër të vendit.