Anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë shqyrtuar dhe aprovuar Rregulloren Nr.03/2017, për Komisionin për Administrimin e Prokurorive, rregullore kjo e cila përcakton organizimin, përgjegjësitë dhe funksionimin e Komisionit për administrimin e prokurorive, si Komision i Përhershëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ndërkaq, fushëveprimi i kësaj Rregulloreje është mbikëqyrja e administrimit të prokurorive nga ana e Komisionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë shqyrtuar dhe aprovuar Raportin e Komisionit mbikëqyrës për periudhën kohore janar-mars 2017, për zbatimin e planit strategjik dhe të veprimit në luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike, me sugjerimet e dhëna nga anëtarët e KPK-së.
Gjithashtu, gjatë këtij takimi u shqyrtua dhe aprovua Raporti i Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për harmonizimin e statistikave për veprat penale karakteristike, i prezantuar nga Drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial, Lavdim Krasniqi.
Po sot, anëtarët e Këshillit Prokurorial shqyrtuan dhe aprovuan Raportin e Grupit Punues për monitorim dhe vlerësim të zbatimit të Planit Strategjik 2016-2018 të Këshillit për periudhën janar – mars 2017.
Anëtarët e KPK-së morën vendim që pagesat e stafit mbështetës për angazhimin në detyra shtesë të bëhen sipas ligjit.
Si pikë e fundit e rendit të ditës ishte, raportimi i kryeprokurorëve të prokurorive Themelore të Prishtinës, Prizrenit dhe Gjilanit, për periudhën janar-mars 2017. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala dhe zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Arben Kadriu, raportuan para anëtarëve të Këshillit, për pikat si ndarja e lëndëve, regjistrimi i rasteve, vlerësimi i performancës, komunikimi i brendshëm dhe ndërinstitucional, plani vjetor për menaxhimin e lëndëve si dhe trajnimi i prokurorëve, raporte këto të cilat u aprovuan nga anëtarët e KPK-së.