Sekretari organizativ i partisë Lëvizja Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se LDK-ja kandidoi për kryeministër Avdullah Hotin, i cili, sipas tij, është njeriu më jokarizmatik dhe pa ndikim në partinë që e drejton Isa Mustafa, transmeton Koha.net.
Molliqaj me një postim në Facebook, ka shkruar se kandidimi i Hotit është shenjë e dorëzimit të LDK-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen më 11 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kandidimi i Avdullah Hotit nga LDK tregon dorëzimin e LDK-së. A vërtetë mendon LDK-ja që mundet me fitu me Avdullah Hotin? Që mundet me bë betejë nën udhëheqjen e tij? Që mundet me e luftu SHIK-un dhe PDK-në me të? Me njeriun më jokarizmatik dhe pa ndikim në LDK... Avdullah Hoti u zgjodh për shkak se është besnik i Isës, pastaj për shkak të ruajtjes së konsensusit të brishtë në LDK, etj. por në asnjë mënyrë nuk u zgjodh për të fituar LDK-ja”, ka shkruar Molliqaj.
Ai ka shkruar se kandidimi i Hotit e vërteton se VV-ja dhe kandidati i saj për kryeministër janë seriozë për ta ndryshuar gjendjen politike në Kosovë.
“Kjo e konfirmon edhe njëherë që vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kandidati i saj janë seriozë në synimin për ta ndryshuar gjendjen politike në Kosovë. Për ta luftuar krimin e korrupsionin, për ta zhvilluar ekonominë dhe rritur barazinë”, ka shkruar ai.